8.8 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Rrethi para Urës së Ibrit po bëhet fontanë

- Advertisement -

Punimet afër urës kryesore të Ibrit janë duke vazhduar për ditë me radhë.

Rrethi jugor para Urës së Ibrit është duke u punuar e zbukuruar në një fontanë.

Më 13 gusht të këtij viti, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, e ka publikuar raportin mbi gjendjen fizike të Urës së Ibrit, për të cilën tha se është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale.

Sipas Durmishit, raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi Lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë, sipas tij, mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë.

“Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë”.

“Raporti që kemi pranuar sot është preliminar dhe pas të cilit do të presim edhe atë final për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik”, shkroi Durmishi, transmeton Klankosova.tv.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kritikuar dhe kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos veprojnë në nguti për hapjen e urës, pa koordinim dhe konsultim me ta.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit