Artisti Gjesti është rikthyer me një album të ri pas një periudhe të gjatë mungese nga publiku.
Ai ka dhënë gjithashtu një intervistë për një media në Shqipëri, ku ka folur për gjendjen e tij personale dhe periudhën e vështirë që ka kaluar.
Gjatë intervistës, Gjesti është ndalur edhe te humbja e vëllait të tij, të cilën e ka cilësuar si një nga momentet më të rënda në jetën e tij. Ai ka thënë se paqen shpirtërore e ka gjetur përmes besimit dhe faljes së namazit.
Lidhur me këtë është diskutuar edhe në emisionin “Kosova Today”, ku astrologia Antigona Kotorri ka folur për nevojën e njeriut për ndjesinë e kujdesit dhe mbështetjes shpirtërore.
“Kjo është nevoja jonë me dit se dikush kujdeset për neve, ne si qenie kemi nevojë me dit se dikush po na sheh dhe po kujdeset për ne. Nevoja me iu mbështet Zotit është e brendshme, por problemet në jetë na nxisin që më shpejt t’i dorëzohemi një force që është mbi neve”, tha ajo.
Ndërsa psikologia Ambera Kelmendi theksoi se falënderimi dhe mbështetja ndaj Zotit është më efektive kur praktikohet jo vetëm në momente vështirësie, por edhe kur njeriu është mirë.
Ndiqni diskutimin e plotë:






