28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Rrahmani tregon nëse do t’i bashkohet listës së VV-së për zgjedhjet e ardhshme

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka konfirmuar se nuk i përket ndonjë grupacioni të caktuar pavarësisht që ka qëndrime ndryshe për disa tema me partinë nga e cila vjen ai.

Rrahmani ka thënë se për zgjedhjet e ardhshme do të shqyrtoj fillimisht qëllimin dhe planin qeverisës të Vetëvendosjes, pastaj do të vendos të jetë apo jo pjesë e listës garuese për deputet.

“Se a do ta mbështes të jem pjesë e asaj liste varet prej qëllimeve dhe planit qeverisës që ka me paraqit Vetëvendosje. Ajo çka unë mund të konfirmoj dhe deklaroj është që unë si deputetë dhe shumë të  tjerë jemi duke diskutuar me njerëz brenda dhe jashtë Kuvendit në lidhje me tema të cilat janë shqetësim për neve, dhe jo vetëm temat që janë bërë pjesë e debatit në media. Nuk jam lider i asnjë grupacioni, nuk kam qenë asnjëherë. Nuk ka grup të organizuar, nuk jam lider i askujt”, është shprehur ai në emisionin “Këndi i Debatit” në TËVË 1.

Po ashtu Rahmani ka theksuar se nëse në programin e LVV-së do të jenë Ligjet që tashmë ai i ka kundërshtuar, ai nuk do të jetë pjesë ë garës për deputet në zgjedhjet e reja.

“Nëse në programin qeverisës të Lëvizjes vetëvendosje ekziston që do të angazhohemi që do të ketë Ligj për martesa të gjinisë së njëjtë. Që do të ketë që fertilizimi të lejohet për gra të pamartuara dhe dhuruesi të mos dihet kush është, dhe kjo të çoj edhe deri në incest. Që Ligji për gjendjen civile t’ua mundësojë kujtdo që ta ndërroj gjininë, unë nuk do të jem pjesë e asaj liste”, ka thënë ai.

Depueti i VV-së, më tej ka deklaruar se tashmë kur edhe jemi në vitin e katër qeverisës, ai ka mbështetur çdo gjë që ka ofruar plan programi i kësaj partie, bartës i së cilës është kryeministri, Albin Kurti.

“Ajo çka unë kam mbështet çdo herë dhe mbështes është plan-programi qeverisës e i cili ofrohet nga subjekti politik. Në plan-programimin qeverisë të Lëvizjes Vetëvendosje për katër vitet që tash veç jemi futur në vitin e katërt të qeverisjes e që ka qenë ofertë zgjedhore, kam mbështet secilën pikë që është ofruar prej Lëvizjes Vetëvendosje duke qenë bartës i atij programi kryeministri aktual, Albin Kurti”, ka shtuar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit