0.1 C
New York
Saturday, January 25, 2025

Buy now

Rrahje mes deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë (Video)

- Advertisement -

Ka nisur me përplasje seanca plenare e kësaj të hëne në Kuvend. Teksa kryeparlamentarja Lindita Nikolli mori fjalën, deputetët e PD-së kanë bllokuar Foltoren duke shkaktuar tensione.

Në momentin që Vullnet Sinaj nga PS ka marrë fjalën nga vendi, deputetët e opozitës nuk e lejuan. Bledion Nallbati qëllon me grusht Sinajn, duke bërë që të ndërpritet seanca për 5 minuta.

“Nga ajo që munda të shikoj ishte një tentativë e deputetit Paloka dhe Noka, që tentuan të shkulin mikrofonin e deputetit të PS-së, Vullnet Sinaj duke mos e lejuar të flasë. Beteja për të tërhequr fizikisht mikrofonin solli dhe reagimin e deputetëve”, tha gazetarja Esiona Konomi./abcnews.al/

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit