Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil (KPMShC) ia ka anuluar konkursin për rekrutimin e 7 inspoktorëve Rozeta Hajdarit, pasi sipas vendimit, në konkurs ka futur kritere të kundërligjshme duke i eliminuar nga gara kandidatët.
Sipas vendimit të KPMShC-së që e ka siguruar Periskopi Sekretarja e Ministrisë dhe Kryeinspektorja e Tregut kanë kërkuar që të vendosen kritere që bien në kundërshtim me ligjin. Që nga nisja e mandatit të Qeverisë Kurti, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk ka arritur t’i rekrutojë 27 inspektorë që i kishte proklamuar edhe kryeministri Kurti, se po e rrisin numrin në 180 për qind. Mirëpo, ky poroces është tërësisht i dështuar sipas KPMShC-së, shkruan Periskopi.
“Sekretarja e Përgjithshme dhe Kryeinspektorja e Tregut në MINT, kanë kërkuar që Arsimimi i kërkuar në konkursin për Inspektor të Tregut të merren kualifikimet si në vijim: Ekonomik, Juridik, Siguri, Telekomunikacion , Administratë Publike, Fizik , Kimi, Inxhinieri, Menaxhim i Emergjencave, Shkencave Kompjuterike, Andaj, duke qenë se me dispozitat e Rregullores (QRK) Nr.06/2024 për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil, për grupin “Grupi i Administrimit të Përgjithshëm” nuk kërkohet që kandidatet të kenë të mbaruar studimet themelore në njërën nga fushat si: Ekonomik, Juridik, Siguri, Telekomunikacion , Administratë Publike, Fizik , Kimi, Inxhinieri, Menaxhim i Emergjencave, Shkencave Kompjuterike, dhe meqenëse nga provat e administruara të lëndës është vërtetuar se organi përkatës i punësimit, gjegjësisht MINT në shpalljen e Konkursit me numër reference RN00015558, të datës 21.10.2024, si fushë të studimit ka vendosur fushat e sapo theksuara, Kolegji konstaton se, përcaktimi i kritereve të konkursit në kuptim të fushës se studimeve është bërë në kundërshtim me dispozitat e Rregullores (QRK) Nr.06/2024 për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil, dhe se në rrethanat e rastit konkret të gjithë kandidateve të cilët posedojnë diplomë të arsimit të lartë në fushat tjera të studimeve, në mënyrë të kundërligjshme dhe krejtësisht diskriminuese ju është mohuar e drejta e pjesëmarrjes në ketë procedurë të rekrutimit dhe si rrjedhojë e drejta e punësimit në shërbimin civil”, thuhet në vendim.
Po ashtu në vendim të KPMShC theksohet se në një ankesë të V.D që kishte aplikuar për pozitën e inspektorit të Tregut në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku ishin hapur 7 pozita të tilla V.D ishte eliminuar që në fillimin e garës për këtë pozitë me arsyetimin se nuk ka “ofruar diplomën e kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës”.
Ky arsyetim përmbënte paradoks për V.D meqë i njëjti më herët i ishte nënshtruar një konkursi tjetër në këtë ministri dhe kishte kaluar fazën e verifikimit paraprak me të njëjtën dosje dhe dokumente. Këtë në ankesë e ka cekur V.D dhe në anulimin e konkursit Këshilli i Pavarur Mbikqyrës e ka sqaruar se vendimi i Ministrisë është i pabazuar sepse i njëjti person në një konkurs të më hershëm i ka kaluar të gjitha fazat, mirëpo në të dytin është eliminuar që në fillim.
“Ankuesi ka parashtruar ankesë në KPMShC me pretendimin ankimor kundër njoftimit të datës 02.12.2024 për pozitën Inspektor i Tregut në Departamentin Inspektoriati i Tregut në MINT, për mos plotësimin e kritereve të përgjithshme të procedurës së rekrutimit, i njëjti thekson se me rastin e aplikimit ka bashkangjitur diplomën e arsimit të lartë Bachelor, ‘dhe kam aplikuar edhe në konkursin paraprak të datës 03.04.2024 me numër reference RN00013735 për pozitën Inspektor i Tregut e që në rastin konkret Aplikacioni im është pranuar me të njëjtat dokumente’, me ç’rast kërkon që Këshilli ta obligoj Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë ta kthej procedurën e rekrutimit në fazën e verifikimit paraprak.
Kujtojmë, se në konkurset paraprake për inspektorë shumica e tyre janë anëtarë dhe funskionar të Vetëvendosjes. Në pozitën e inspektores ishte rekrutuar ish-asistentja e Albulena Haxhiur në ministri të Drejtësisë, Elma Krasniqi, që tash është emëruar kryeinspektore. Po ashtu pozitën e inspektorit e kishte fituar edhe Adnan Reka asambleist i Vetëvendosjes në Kaçanik./