Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati ka performuar e para në skenën e Festivalin Evropian të Këngës “Eurovision Song Contest 2022”, i cili po mbahet në Torino të Italisë.
Shqipëria, me përfaqësuese Ronelën, e hapi mbrëmjen e sontme të këtij festivali.
Ndryshe, sonte do të performojnë edhe përfaqësuesit e 16 shteteve tjera nga Letonia, Lituania, Zvicra, Sllovenia, Ukraina, Bullgaria, Holanda, Moldavia, Portugalia, Kroacia, Danimarka, Austria, Islanda, Greqia, Norvegjia dhe Armenia.