Ronela Hajati nis pushimet në Itali – ndan pamje mahnitëse me ndjekësit

- Advertisement -

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka nisur pushimet verore, të cilat po i kalon në Itali.

Artistja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi dhe pamje nga bregdeti, ku bien në sy ujërat e kristalta dhe atmosfera relaksuese.

“Vazhdoni të shfletoni për të parë ujërat e kristalta”, ka shkruar Ronela krahas postimit të saj, duke i ftuar ndjekësit të shohin fotografitë e publikuara.

Postimi i saj ka marrë menjëherë pëlqime dhe komente të shumta nga fansat, të cilët kanë vlerësuar peizazhin dhe momentet e pushimeve të këngëtares.

Të ngjashme

Të fundit