19.8 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Ronaldo reagon për herë të parë pas largimit nga Manchester United

- Advertisement -

Cristiano Ronaldo ka dhënë një deklaratë pas largimit të tij nga Manchester United.

Manchester United dhe Ronaldo u pajtuan zyrtarisht të ndërprejnë bashkëpunimin, me lajmin që u bë i ditur nga uebfaqja e klubit anglez.

36-vjeçari edhe pas largimit ka deklaruar se dashuria e tij për Man United dhe tifozët e saj nuk do të ndryshojë asnjëherë.

“Pas bisedimeve me Manchester United, ne kemi rënë dakord reciprokisht për të përfunduar kontratën tonë. Unë e dua Manchester Unitedin dhe i dua tifozët, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Ndihet si koha e duhur për të kërkuar një sfidë të re. I uroj Man Utd gjithë të mirat”, thuhet në deklaratën e Ronaldos, të publikuar nga faqja zyrtare e Premierligës, shkruan Demokracia.com.

Deri te ky vendim erdhi për shkak të deklaratave të Cristiano Ronaldos duke akuzuar klubin për “tradhti”.

Gjatë intervistës në fjalë, ylli portugez madje kishte deklaruar se nuk e respekton fare trajnerin Erik ten Hag.

37-vjeçari u rikthye te “Djajtë e Kuq” në vitin 2021 nga Juventusi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit