21.5 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Ronaldo mbetet pa trofe, Al Hilal mposht pas penalltive Al Nassr në finalen e “Kupës së Mbretit”

- Advertisement -

Ka përfunduar finalja e Kupës së Mbretit e Arabisë Saudite mes Al Hilal dhe Al Nassr.

120 minuta nuk mjaftuan që të përcaktohet fituesi në këtë takim në të cilin rezultati i ndeshjes ishte 1-1.

Mitrovic në minutën e 7-të i dha epërsinë Al Hilal, kurse Al Nassr barazoi me anë të Yahya në minutën e 88-të të takimit.

Të dy skuadrat nuk arritën që takimin ta përfundojnë me numrin e plotë të lojtarëve, pasi te Al Nassr u përjashtua me të kuq portieri, Ospina, kurse te Al Hilal u përjashtuan Al Bulayhi dhe Koulibaly.

Në ekzekutimin e penalltive më të saktë ishin skuadra e Al Hilal që në fund edhe fituan trofeun.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit