10.1 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

“Ronaldo duhet të lihet jashtë formacionit”

- Advertisement -

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo duhet të hiqet nga 11-shja kryesore, pretendon Paul Merson – i cili beson se diçka nuk është ‘në rregull’ në klub.

Ronaldo ishte nënshkrimi “përrallor” i ‘Djajve të Kuq’ këtë verë pasi bëri një rikthim mahnitës në Old Trafford nga Juventus për rreth 12 milionë funte, dhe ndërsa pesë herë fituesi i Topit të Artë ka bërë ndikimin e tij me 14 gola, ai ka tërhequr kritika, mbi qëndrimin dhe shkallën e punës së tij.

36-vjeçari shënoi në ndeshjen e fundit të Manchester United – një fitore 3-1 ndaj Burnley-t – por eksperti i ‘Sky Sports’ Merson nuk ka mbetur ende i impresionuar nga ish-ylli i Real Madridit

“Për sa i përket skuadrës së [Manchester United], unë besoj fuqimisht se Cristiano Ronaldo duhet të lihet jashtë”, tha ai për ‘Sportskeeda’, përmes ‘Sun’.

“Nuk do të ndodhë, por Edinson Cavani duhet të zërë vendin e tij përpara me lojtarë si Jadon Sancho, Marcus Rashford dhe Mason Greenwood në garë për të luajtur në krahë.

‘Diçka nuk është në rregull atje. Mendoj se ka shumë gjëra që po ndodhin në prapaskenë dhe nuk duket mirë për ta’.

Merson beson se ‘Djajtë e Kuq’ përballen me një betejë të vërtetë për të siguruar një vend në Top katërshe dhe tha se ata do të jenë me fat që do të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm pas një sezoni jo të mirë që ka parë tashmë Ole Gunnar Solskjaer të shkarkuar.

United aktualisht është i shtati, katër pikë larg Arsenalit, i cili zë vendin e fundit në Ligën e Kampionëve.

“Thjesht nuk e di se çfarë nuk shkon me Manchester United”, shtoi ai. “Ata ishin shumë me fat kundër Norwich Cityt dhe nuk arritën të mposhtin dot as Newcastle United, kështu që kjo do të jetë edhe një herë një lojë e vështirë për ta.

“Nuk i shoh ata të përfundojnë në top katërshen.

“Manchester United është shumë larg tani dhe nëse ata disi arrijnë të arrijnë në vendin e katërt, do të jetë një sezon i mrekullueshëm për ta”,  deklaroi Merson. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit