-4.3 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Romelu Lukaku protagonisti kryesor, Belgjika triumfon ndaj Suedisë

- Advertisement -

Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Suedia, në kuadër të ndeshjes së parë për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Belgët triumfuan me rezultat komod 0:3, duke dominuar shumicën e kohës.

Mysafirët nisën të rrezikonin nga minuta e parë duke pasur disa raste të arta qysh nga fillimi por që assesi s’ia dolën.

Ishte Dobi Lukebakio që me një harkim të mrekullueshëm gjeti Romelu Lukakun që shënoi me kokë për t’i dhënë epërsinë mysafirëve (36′).

Dyshja bashkëpunuan sërish në pjesën e dytë, me Lukebakio që dribloi brenda zonës duke asistuar për Lukakun, me këtë të fundit që e kishte të lehtë të shënonte nga një metër distancë (49′).

Suedia kishte një mundësi shënimi me anë të Ibrahimovicit, por sulmuesi veteran nuk arriti ta finalizojë.

Fitoren e Belgjikës e vulosi vetë Lukaku që kompletoi njëkohësisht het-trikun pas një asistimi perfekt të Johan Bakayokas (83′).

Kështu, Belgjika renditët e dyta në grupin F me tre pikë, derisa Suedia qëndron në fund pa pikë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit