Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është shprehur i pakënaqur me qasjen e presidentes Vjosa Osmani.
Madje sipas Hazirit, presidentja në raport me ndërkombëtarët ka luajtur rolin e “zjarrfikëses”.
“Unë jam shumë i pakënaqur me mënyrën si e trajton për shembull presidentja situatën ajo është bërë zjarrfikëse politike jo në raport me opozitën. Kjo në raport me opozitën s’po flas, as në raport me shoqërinë civile, as më sindikatën sepse në Kosovë mungon. Në raport me partnerët ndërkombëtarë, unë di situate tu e përfshi edhe këtë të fundit që roli i presidentes ka qenë zjarrfikëses.”, tha Haziri në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Derisa sipas tij, Osmani nuk ka arritur të krijojë mekanizëm dialogu as me opozitën në emër të institucioneve të shtetit.
“Nuk ka arritë me ndërtu mekanizëm dialogu me opozitën. Në emër të institucioneve të shtetit edhe me sindikatat bile, unë mendoj para se me opozitën me sindikatat, dialogun social”, shtoi Haziri.