16.2 C
New York
Friday, May 10, 2024

Buy now

Roja e Kurtit pengoi gazetaren, Çitaku: Kjo mendësi e rrezikshme nuk duhet të ketë vend në një demokraci

- Advertisement -

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj veprimit të mbrojtjes së afërt të kryeministrit për të penguar gazetaren Blerta Dalloshi-Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka shkruar se indiferenca e kryeministrit Albin Kurti ndaj këtij veprimi është më i rrezikshëm se vet sulmi.

Në profilin e saj në “Facebook”, zyrtarja e PDK-së ka shkruar se kjo mendësi e rrezikshme nuk duhet të ketë vend në demokraci.

“Një gazetare në detyrë sulmohet nga mbrojtja e afërt e Kryeministrit Kurti, në praninë e tij. Indiferenca e Kryeministrit karshi sulmit ndaj Blertës, është më i rrezikshëm se vet sulmi. Kjo mendësi e rrezikshme nuk duhet të ketë vend në një demokraci”, ka shkruar Çitaku

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit