18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Rohde: Kosova nuk ka përparuar në korrupsion, duhet më shumë ambicie

- Advertisement -

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde ka reaguar pas raportit të fundit të Transparency International për vitin 2023, ku u konstatua se vendi s’ka përparuar nga viti paraprak në luftimin e korrupsionit.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “X” ka thënë se Kosova për dallim nga Maqedonia dhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk ka përparuar në luftimin e korrupsionit, shkruan lajmi.net.

“Përfundimi i Transparency International për Kosovën: ndryshe nga Maqedonia dhe Mali i Zi, nuk ka përparim në renditje”, ka shkruar Rohde në “X”.

Rohde ka thënë se Kosova mund ta bëjë këtë nëse ka më shumë ambicie.

“Progres në Kosovë me zgjedhje 👍🏽 por shqetësime për ndërhyrjen e vazhdueshme të qeverisë në gjyqësor👎🏽. Përfundimi i Transpareny International për Kosovën: ndryshe nga Maqedonia dhe Mali i Zi, nuk ka përparim në renditje. Më shumë ambicie është e mundur dhe e pritshme!”, shkroi ambasadori gjerman.

 

Transparency International ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës gjatë vitit të kaluar ka ndërhyrë vazhdimisht në gjyqësor dhe se nuk pati vullnet politik “për të hequr dorë prej kontrollit dhe për forcim të mbikëqyrjes së pavarur”.

Kosova është vlerësuar me 41 pikë në raportin e Indeksit për Perceptim të Korrupsionit për vitin 2023, në një metodologji pikësh që zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100-shi për një vend pa korrupsion.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit