10.5 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

“Robert Lansing Institute”: Rusia ka plan që ta nxisë Serbinë ta sulmojë Kosovën para zgjedhjeve në BE dhe SHBA

- Advertisement -

“Robert Lansing Institute” ka parashikuar se ka gjasa që Rusia të nis një kryengritje të armatosur në Serbi për ta nxitur Beogradin që ta pushtojë Kosovën. Me rizgjedhjen e Putinit, kreu i Këshillit të Sigurimit Nikolai Patrushev është ende në krye të operacionit . Kjo është e pazakontë, sipas tyre pasi që Putini ishte gjithmonë i përfshirë personalisht në zhvillimin dhe miratimin për këso lloj planesh veprimi.

Ky Institut përmend edhe shtimin e prezencës së ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën, gjë që sipas tyre  konfirmon raportet për punë përgatitore për operacionin.  Këto raporte sugjerojnë se Rusia mund të ketë sjellë një grup të inteligjencës ushtarake në Beograd, për t’u konsultuar dhe koordinuar me serbët.

“Rusia, pra, vepron në bashkëpunim me Presidentin Vuçiq dhe (ish),Shefin e Inteligjencës Serbe Vulin . Ne besojmë se operacioni do të fillojë në rajonin e Mitrovicës, ku forca speciale serbe do të veprojë së bashku me grupet e armatosura kriminale vendase , të kontrolluara nga bandat kriminale serbe dhe ruse . Disa pjesë të operacionit tashmë janë përpunuar në vitet 2021-2023, gjatë sulmeve të mëparshme në Mitrovicë”, thuhet në shkrimin e publikuar nga ky Institut.

Shkrimi tutje përmend edhe paralajmërimet dhe kërcënimet për Luftën e Tretë Botërore.

“Kremlini është i prirur për të gjeneruar një konflikt të armatosur në Evropë përpara zgjedhjeve për Parlamentin Evropian dhe fushatës presidenciale të SHBA. Sipas këtij skenari, Rusia do të ndërmjetësojë negociatat me Vuçiqin në këmbim të ultimatumeve për çështjen e Ukrainës. Ne presim që Kremlini të nisë një fushatë informuese, pasi tashmë ka kërcënuar me fillimin e Luftës së Tretë Botërore, për të bërë analogji midis konfliktit të ri në Ballkan dhe shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Provokimi synon kryesisht të gjenerojë një konflikt që NATO nuk do të ishte në gjendje ta trajtonte siç duhet. Operacioni në Kosovë, ndërkohë, është pjesë e përgatitjes për një konflikt në Baltik, në Letoni, besojmë. Mitrovica është një terren testimi për një skenar të ngjashëm në Latgale (Letoni), i zhvilluar nga Moska në 2014”, thuhet në shkrim.

Teksti trajton edhe pjesën e pezullimit të ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën dhe qëndrimin e Moskës për këtë çështje.

Sipas tyre, Moska e sheh këtë veprim të SHBA-së, si një mundësi për ta shpërbërë NATO-n.

“Moska e sheh pezullimin e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën si një mundësi për të shpërbërë NATO-n, nëse do të lindte një konfrontim i kontrolluar. Përpjekja e BE-së për të ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën ka ekspozuar një mungesë sistematike të armëve dhe kapaciteteve prodhuese, që ka të ngjarë të rezultojë në një krizë, nëse një tjetër konflikt shpërthen në Evropë”, thuhet në shkrim.

Tutje shkrimi thotë se Rusia synon të organizojë një rast me humbje maksimale të KFOR-it.

“Ne besojmë se Rusia synon të organizojë një rast me humbje maksimale të KFOR-it. Kremlini është i etur për humbjen e Kosovës, duke e parë atë si një simbol të kombit që ka dalë nga dora e metropolit. Ky simbol duhet të hiqet, gjë që shkon në përputhje me qëllimin e Moskës për të rivendosur perandorinë brenda kufijve të saj. Konflikti Serbi-Kosovë do të sjellë në bllokim procesin e integrimit të Beogradit në BE. Moska do të forcojë dorën e saj ndaj Serbisë në këtë mënyrë, me regjimin e Vuçiqit duke u bërë plotësisht i varur nga Kremlini. Rusia, në frontin e brendshëm, do ta përdorë konfliktin për të fajësuar NATO-n për fillimin e tij. Kjo narrativë ka të ngjarë të synojë territoret e pushtuara nga Rusia të Ukrainës, për t’i bërë njerëzit të besojnë se Rusia i pushtoi ato për të parandaluar një skenar të ngjashëm në Ukrainë, siç pretendon propaganda e Moskës. Ne besojmë se Rusia do të përdorë presidencën e ardhshme të Putinit për t’u përballur me NATO-n dhe SHBA-në. Ky është një qëllim kryesor për rrethinat e Putinit, të përkushtuar ndaj ideologjisë komuniste të një përplasjeje të vazhdueshme me Perëndimin. Këta njerëz e shohin shpërbërjen sovjetike si poshtërim dhe zhgënjim të tyre, pavarësisht përparimit të mëtejshëm në karrierë”, thotë shkrimi i tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit