Roberti ka folur edhe për Big Brother Vip.
Këngëtari dhe moderatori kosovar Robert Berisha ka folur edhe për spektaklin më të shikuar shqiptar, shkruan lajmi.net.
I ftuar në emisionin “Pikë”, Roberti ka treguar se a do pranonte të bëhej pjesë e BBV.
Ai tha se një gjë të tillë s’do e bënte vetëm në rast se paguhet.
“Të lë unë vajzën time dhe emisionin tim për të hyrë e për t’i bërë show Top Channel. Kur nuk paguhem nuk kam pse ta bëj”- u shpreh Berisha.
Ai po ashtu preku dhe temën më të nxehtë të momentit, për pagesën që u bëhet banorëve të realityshow-t për qëndrimin në Big Brother.
Berisha u shpreh se askush nuk paguhet për të qëndruar aty brenda, madje ai dyshon se banori fitues vështirë të marrë edhe çmimin e madh, ashtu sikurse thuhet.