Rozë

Robbie Williams nuk është aspak i kënaqur me dokumentarin e tij në Netflix

By GAZETA SCANNER 1

November 15, 2023

Robbie Williams ka folur hapur për dokumentarin e ri të Netflix që përshkruan betejën e tij me varësinë dhe sëmundjet mendore.

Ylli 49-vjeçar i popit tha se seriali me katër pjesë, i cili mban të njëjtin titull si emri i tij, që tregon karrierën e tij 25-vjeçare, ishte për të ‘një traumë absolute’ teksa është ulur dhe e ka parë.

“Ishte shumë i sikletshëm të jem i sinqertë me ty”, tha ai të martën gjatë një paraqitjeje në “The Project” të “Channel 10”, përpara turneut të tij në Australi.

Unë mendoj se njerëzve nuk u pëlqen të shohin veten të tyre apo të dëgjojnë zërin e tyre”, vazhdoi ai.

Dhe nëse e shumëfishoni këtë, duke parë veten tënde se si po e përjetoni një sëmundje mendore, agorafobi, depresion dhe ankth apo një krizë nervore, nuk është një gjë e mirë për t’u parë.

Pavarësisht kësaj, Williams ka thënë se ndihet mirënjohës për dashurinë që ka marrë nga publiku dhe kryesisht nga fansat e tij pasi kanë parë dokumentarin.

“Nuk e dija derisa ndodhi se sa shumë kisha nevojë që të tjerët të më shihnin dhe të më dëgjonin. Momentalisht ndihem sikur e gjithë bota po më përqafon“, shton artisti.