Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Egli ka braktisur sfidën duke u liruar nga litari, çka ka sjellë një debat të fortë me Gertën.
Në këtë situatë është përfshirë edhe Rizarta, për të cilën Egli beson se nuk është në rrezik për eliminim.
Sipas Eglit, Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme, pasi është zgjedhur nga Gjesti për të ndarë krevatin me të.
Kjo ka bërë që Egli të mos shqetësohet për fatin e saj në lojë, ndërsa i kërkon Gertës të mos e dramatizojë situatën.
Egli ka shpjeguar se është e lodhur dhe nuk mund të vazhdojë më, duke theksuar se sonte nuk është në gjendje të vazhdojë sfidën.
“Nuk mundem më, nuk ju vij dot nga prapa, të paktën sonte jo”, është shprehur ajo.
Sa i përket Rizartës, Egli ka theksuar se ajo ka ardhur për të luajtur dhe nuk ka nevojë për mbrojtje.