10.2 C
New York
Tuesday, November 10, 2026

Buy now

Rizarta Hoxha i jep fund romancës me Arbër Çepanin, çfarë ndodhi mes tyre?

- Advertisement -

Vetëm pak javë pasi në rrjetet sociale qarkulluan fotografi që ngritën dyshime për një lidhje dashurie mes Rizarta Hoxhës dhe Arbër Çepanit, një deklaratë e fundit e influencueses ka shtuar pikëpyetjet për raportin mes tyre.

Dy personazhet u përfolën për një romancë pasi u fotografuan së bashku në disa vende, ndërsa në disa prej pamjeve shfaqeshin në momente afërsie, madje edhe të kapur për dore.

Megjithëse fotografitë u interpretuan si një konfirmim i lidhjes, as Rizarta dhe as Arbri nuk dhanë një deklaratë publike për natyrën e marrëdhënies së tyre.

Por një postim i publikuar së fundmi nga Rizarta në Instagram duket se tregon se situata në jetën e saj sentimentale ka ndryshuar.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit, dikush e pyeti drejtpërdrejt për jetën e saj të dashurisë.

“Si po shkon jeta sentimentale? Tell us more girlie”, ishte pyetja që iu drejtua.

Rizarta zgjodhi t’i përgjigjej shkurt, por mjaft qartë: “Currently single & not dating”, që në shqip do të thotë: “Aktualisht beqare dhe nuk po dal me askënd”.

Rizarta Hoxha i jep fund romancës me Arbër Çepanin, çfarë ndodhi mes tyre?

Kjo përgjigje ka ngritur dyshime se romanca e përfolur me Arbër Çepanin mund të ketë përfunduar, nëse mes tyre ka pasur vërtet një lidhje.

 

Megjithatë, Rizarta nuk e përmendi emrin e Arbrit dhe as nuk dha ndonjë shpjegim për arsyet e mundshme të ndarjes.

Të ngjashme

Të fundit