Këngëtarja 34-vjeçare ndau me ndjekësit e saj një seri fotosh të reja në Instagram të dielën, ku u shfaq me veshje sportive të ngushta, duke vënë në pah fizikun e tonifikuar, shkruan DailyMail.
Në njërën prej fotove, ajo pozoi me një sytjena sportive ngjyrë gri dhe pantallona të shkurtra të së njëjtës ngjyrë, të cilat i kombinoi me një kapelë blu, teksa shijonte një filxhan kafeje.
Ajo aktualisht po kalon një periudhë në Australi, ku së fundmi ka shijuar pushime në Gold Coast me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, 49 vjeç.
Në një tjetër imazh, Rita u shfaq e veshur me një palë rroba të zeza sportive, teksa ndiqte një seancë të jogës në Gold Coast.
Më vonë, ajo u shfaq një veshje të kombinuar me print kafshësh, të cilën e kombinoi me pantofla të zeza dhe syze elegante.
Këngëtarja po kalon një periudhë të gjatë në këtë zonë piktoreske, teksa po xhiron filmin e ri të zhanrit sci-fi live-action, “Voltron”.
Rita dhe Taika, të cilët u martuan vitin e kaluar në një ceremoni intime, kanë kaluar gjithnjë e më shumë kohë në Australi, ndërsa Taika është gjithashtu i angazhuar me disa projekte të tjera.
Edhe pse është zëvendësuar si anëtare e jurisë në emisionin “The Masked Singer” nga Maya Jama dhe karriera e saj muzikore duket më e qetë kohët e fundit, Rita vazhdon të korrë sukses financiar.
Richard Eden nga DailyMail zbuloi javën e kaluar se ajo ka fituar pesë milionë funte (7.2 milionë euro) vitin e kaluar nga shitjet muzikore, angazhimet televizive dhe filmike, si dhe nga investimet në pasuri të paluajtshme.
Dokumentet e fundit financiare për tre kompanitë e saj, Rora Properties, Ora Multi-services dhe Ora Live, tregojnë se ajo ka pasuri totale prej 27 milionë funte (32.5 milionë euro) deri në prillin e kaluar, para pagesës së faturave.
Së fundmi, Rita ndau një lajm të trishtë me ndjekësit e saj, duke bërë të ditur se macja e saj e dashur, Bruno, ka ndërruar jetë. Ajo postoi një mesazh prekës në Instagram, ku e quajti Brunin “anëtarin e vetëm të familjes që gjithmonë i ribashkonte të gjithë”.
Në një nga imazhet e publikuara, ajo shihet duke e përqafuar macen dhe shkruan: “RIP për anëtarin e familjes që gjithmonë na ribashkonte të gjithëve – të dua, Bruniii. Kur kafshët largohen, ato nuk zhduken përgjithmonë, thjesht vazhdojnë të na vëzhgojnë nga një vend tjetër, ndoshta më i rehatshëm për ta.”
Rita postoi gjithashtu një foto të Bruno-s të shtrirë brenda një kutie këpucësh, duke treguar se ai gjithmonë përpiqej të ishte pranë saj, madje edhe kur ajo udhëtonte. Ajo e përmbylli dedikimin emocional me një imazh ku macja shikon drejt kamerës, duke shkruar se do ta dojë gjithmonë.