11.3 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Rita Ora tregon figurën e saj mahnitëse në bikini ndërsa relaksohet në vaskë të nxehtë, me bashkëshortin e saj Taika në Zelandën e Re

- Advertisement -

Rita Ora dukej mahnitëse ndërsa tregonte figurën e saj të trupit në bikini, ndërsa po relaksohej në një vaskë hidromasazhi të mërkurën gjatë pushimeve të saj në Zelandën e Re.

Këngëtarja 33-vjeçare kishte veshur një palë bikini të verdha, ndërsa po pushonte në një vaskë të nxehtë me bashkëshortin e saj.

Ajo u duk se po i bënte reklamë trupit të palestruar ndërsa qëndronte dhe pozonte për një fotografi, teksa Taika ishte i ulur në ujë duke shijuar banjën.

Muzikantja kishte zgjedhur si aksesorë një palë vathë e varëse ari, disa byzylykë dhe syze dielli. Taika, 48 vjeç, mbrojti veten nga dielli me një kapelë blu dhe shkroi në mbishkrimin e fotografisë:  “Nëse kërkoni një vaskë të nxehtë, merrni këtë… bashkëshortja seksi nuk përfshihet”.

Rita dhe Taika fillimisht u njohën në një festë grilli në vitin 2018 dhe filluan të dilnin bashkë në vitin 2021.

Këngëtarja i propozoi atij ndërsa ishin në pushime në Palm Springs në verën e vitit 2022. Ata u martuan në një dasmë të vogël dhe shumë private në shtëpinë e tyre në Los Angeles, pak javë më vonë, më 4 gusht.

Ky postim vjen vetëm një ditë pasi Rita ndau me ndjekësit disa fotografi nga stërvitjet e saj në Zelandën e Re të martën në mëngjes.

Ajo aktualisht ndodhet në Auckland, një qytet në vendin e origjinës së bashkëshortit të saj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit