28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Rishi Sunak: Nuk do të ketë zgjedhje në maj në Britani!

- Advertisement -

Kryeministri britanik Rishi Sunak, ka deklaruar se ai nuk do të mbajë zgjedhje të përgjithshme në fillim të majit.

Komentet ka të ngjarë t’i japin fund spekulimeve se kryeministri do të thërrasë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme. Partitë politike të opozitës janë përpjekur ta detyrojnë Sunak të mbajë një të tillë, duke thënë se ‘ai po vraponte i frikësuar nga votuesit’.

I pyetur nëse ai do të përjashtonte mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme më 2 maj, në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale, Sunak tha se “nuk do të ketë zgjedhje atë ditë”. Sunak nuk ka gjasa të mbajë zgjedhje në ndonjë ditë tjetër të majit për shkak të vështirësive logjistike të organizimit të dy grupeve të zgjedhjeve brenda disa javësh nga njëra-tjetra.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit