16.3 C
New York
Wednesday, October 1, 2025

Buy now

Rikthehet në formë statuje “Vrapuesja e Prizrenit”, Totaj: Pjesë e identitetit të qytetit

- Advertisement -

Rrethi i Bazhdarhanës u hijeshu sot me përurimin e monumentit “Vrapuesja e Prizrenit”, një artefakt i rrallë i zbuluar në rajonin e Prizrenit dhe i ruajtur për dekada në Muzeun Britanik të Londrës.

Ky instalim shënon një ngjarje të veçantë për qytetin dhe trashëgiminë kulturore të tij. Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, theksoi rëndësinë e kësaj vepre historike për qytetin:

“Vrapuesja e Prizrenit” është dëshmi e gjallë e lashtësisë sonë dhe e identitetit që bart ky qytet.

Ky monument jo vetëm që zbukuron hapësirën urbane, por edhe na kujton se Prizreni ka qenë dhe mbetet një qendër e rëndësishme kulturore dhe historike në Ballkan”.

Totaj shtoi se përurimi i këtij monumenti është pjesë e vizionit për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë:

“Jemi të përkushtuar që vlerat tona historike dhe kulturore t’i bëjmë pjesë të përditshmërisë së qytetarëve tanë.

Ky simbol i veçantë, që daton nga fillimi i shekullit V para Krishtit, është një dhuratë që i kthehet Prizrenit, duke e bërë edhe më krenar dhe më të dashur për të gjithë ne”.

Monumenti “Vrapuesja e Prizrenit” do të qëndrojë në një nga pikat më të frekuentuara të qytetit, duke shërbyer si atraksion kulturor dhe turistik për vizitorë nga vendi dhe bota.

“Ta gëzojmë Prizrenin dhe trashëgiminë tonë të çmuar” – u shpreh Kryetari Totaj.

Të ngjashme

Të fundit