Rikthehet Asociacioni, kërkohej si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tani përmendet për statusin e vendit kandidat në BE

- Advertisement -

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, në një intervistë për EO, ka folur për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Rudolph ka thënë se nga qeveria e re, me mandat të ri, duhet të shihet një përkushtim i qartë për zbatimin e obligimeve të marra.

Sipas tij, më pas edhe Bashkimi Evropian mund të bëjë hapa përpara drejt dhënies së statusit të vendit kandidat për Kosovën. Si një nga hapat që Kosova mund të ndërmarrë në këtë drejtim, diplomati gjerman ka kërkuar hapa konkretë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Rudolph ka theksuar se Bashkimi Evropian nuk po ushtron presion ndaj Kosovës dhe Serbisë, por vetëm po e lehtëson dialogun mes tyre.

Ai ka thënë se mbajtja e një takimi të nivelit të lartë do të përbënte një hap konkret në kuadër të dialogut, ndërsa për Kosovën, si hap konkret ka përmendur themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është përmendur si kusht edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ndërkaq, tashmë zbatimi i kësaj marrëveshjeje po përmendet edhe në kontekstin e përparimit të Kosovës drejt marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Të ngjashme

Të fundit