Rezultati zgjedhor, Çollaku: Pyetja kryesore për liderët, a mësuan diçka nga kjo?

- Advertisement -

Opinionisti Bekim Çollaku ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit dhe renditjen e partive politike.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka kritikuar situatën në të cilën ndodhet vendi, si pasojë e krizës politike, duke thënë se rezultati i ri zgjedhor ka kthyer vendin në shkurtin e vitit 2025.

Sipas tij, përkundër një distance të madhe të partisë së parë, nga zgjedhjet e kaluara, më 7 qershor, ai ka thënë se Vetëvendosje nuk është fituese absolute.

“”VV nuk është fituese absolute, ashtu siç kanë pretenduar dhe ashtu siç kanë investuar, sepse ata kanë qenë shkaktarët kryesorë që na kanë çuar në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe qëllimi i tyre ka qenë ekzekluziv për ta rritur së paku 61 për qind me qëllim që ta marrin në përvetësim dhe në kontroll edhe pozitën e presidentit. Kjo nuk është arritur dhe përsëri janë rikthyer në pikën apo në gjendjen ku kanë qenë në shkurt të vitit 2025.”, ka deklaruar  Çollaku.

Ai ka ngritur një çështje në formë të pyetjes, nëse rezultati i së dielës do të pasojë me reflektim nga liderët politikë.

“Qytetarët dhe shteti i Kosovës është dashur të ballafaqohet me muaj të tërë me një krizë të vazhdueshme, me qindra mijëra problem të pazgjidhura për të ardhur në një situatë ku kemi qenë pothuajse dy vite më parë. Dhe, tani mendoj që pyetja më e rëndësishme që duhet të shtrohet për qytetarë, mbi të gjitha për liderë, ata që e kanë marrë përgjegjësinë me votën e qytetarëve se a kanë mësuar ndonjë gjë nga gjithë kjo eksperiencë aspak e mirë. Sepse unë mendoj se me këto rezultate askush nuk është i kënaqur.”, ka thënë ndër të tjerash Çollaku.

Ai ka vlerësuar Bedri Hamzën si ndër liderët e paktë që nuk i ikë përgjegjësisë që ka për rezultatin e zgjedhje.

Të ngjashme

Të fundit