28.9 C
New York
Thursday, June 13, 2024

Buy now

Rezoluta për Srebrenicën, Vuçiq: Sot bëhet e qartë kush nuk frikësohet dhe kush është në anën e drejtësisë

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se sot është një ditë e feste e Vidovdanit për Serbinë, edhe pse është 23 maj, dhe jo 28 qershor.

Sipas tij, sot do të bëhet e qartë kush nuk ishte i frikësuar dhe kush qëndron në anën e drejtësisë “në krah të krenarisë dhe fuqisë”, duke e pasë fjalën për shtetet që do ta kundërshtojnë votimin e rezolutës për Srebrenicën në OKB.

“Na takon neve të luftojmë. Mendoj se kemi bërë më të mirën. Kam folur deri më tani me përfaqësues të më shumë se 147 vendeve”, tha Vuçiq për TV Informer me rastin e seancës së sotme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku pritet votimi i propozim rezolutës për Srebrenicën, shkruan Tanjug.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit