Sivasspori ka shënuar fitore 2-1 ndaj Antalyasporit, në kuadër të javës së gjashtë të Ligës së Parë të Turqisë.
Protagonist i fitores ishte sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, i cili shënoi golin e përmbysjes në minutën e 61-të.
Manaj ishte përfshirë edhe në golin tjetër të Sivassporit, duke dhënë asistimin për Fidan.
Me këtë paraqitje, Manaj vazhdon formën e shkëlqyer, duke regjistruar gjashtë gola dhe një asistim në katër ndeshjet e para.






