11 korriku tash e mas do të jetë ditë përkujtimore për gjenocidin e kryer në Srebrenicë, nga Serbia.
Të enjten në Asamblenë e Përgjitshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mbështetje mori rezoluta e cila u votua nga 84 shtete.
Lidhur me këtë ka folur zëvendëskryeministrja e Kosovës Emilja Redzepi.
Ajo tha në Edicionin Special se gjenocidi i kryer në Srebrenicë do të mësohet në libra.
“Kjo nuk mund ta zbusë këtë dhembje të nënave, por gjithsesi se e vërteta duhet të kuptohet dhe të ballafaqohen me të kaluarën, dhe mbi të gjitha të flitet në të”, tha Redzepi në Klan Kosova.
Masakra e Srebrenicës llogaritet një ndër krimet më të mëdha në botë.
Aty në vitin 1995 u masakruan mbi 8 mijë burra, fëmijë dhe pleq.
Ata u ekzekutuan nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë/ Klankosova.tv