28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Rexhaj: Qeveria nuk është duke bërë diçka të paligjshme, është e pakuptimtë që Serbia valutën e saj t’ia shtroj Kosovës

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes së Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj tha se Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim për heqjen e dinarit, derisa, qytetarët serbë të shpenzojnë valutën e tyre do të jetë në qarkullim.

“Qeveria tashmë ka marrë një vendim është hequr pra përdorimi i dinarit, ani pse edhe disa thonë që dinari ende po lëvizë sepse qytetarët tanë serbe atje e kanë këtë valutë në xhepat e tyre dhe normalisht deri t`a harxhojnë do të jetë në qarkullim”, tha Rexhaj.

I ftuar në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Rexhaj deklaroi se Qeveria e Kosovës nuk është duke bërë diçka të paligjshme, sipas tij është e pakuptimtë që Serbia valutën e saj t`ia shtroj Kosovës.

“Mendoi që Qeveria e Kosovës realisht nuk po bon asgjë, që po e shtyn politikën drejt zbatimit të ligjit dhe ndoshta kjo është mbetje e konceptit të vjetër se si kanë vepruar subjektet politike në të kaluarën, për arsye se tashmë dinari dhe strukturat paralele janë konsideruar të themi janë toleruar paligjshmëria përdorimi i një valute të huaj Serbisë në Kosovë. Mendoj që është e pakuptimtë që Serbia valutën e saj ta shtroj në Kosovë. Në njërën anë ti vepron ligjshëm, duke hequr një valutë të huaj në shtetin tonë, nuk po shohë diçka të keqe. Po besoj që koha do të tregojë se kjo çështje nuk do ta destabilizoj aspak Kosovën”, deklaroi Rexhaj.

Ai tutje ka thënë se Bashkimi Evropian kërkon mos zbatimin e vendimit por negocimin e tij në dialog.

“Ne përherë kemi thënë se aleati ynë strategjik pra Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fakt ka një rol dominant në Kosovë dhe në këtë kuptim Qeveria ka qenë e hapur nëse kemi propozime të cilat për shembull thonë që nuk janë kundër zbatimit heqjes së dinarit mirëpo, ta themi, janë ta shtrojnë fillimisht të bëhet njëfarë ndihmese për serbët atje. Në njërën anë BE-ja kërkon mos zbatimin që të negociohet në dialog, në anën tjetër SHBA-ja kërkojnë që kjo të bëhet në formë graduale të ketë më shumë kohë”, tha ai.

Sipas deputetit Rexhaj, kryeministri Kurti ka kujdesin maksimal ndaj marrëdhënieve bilaterale ndaj SHBA-së dhe aleatëve të Kosovës.

“Kurti dhe Qeveria e Kosovës ka kujdesin e shtuar maksimal ndaj marrëdhënieve bilaterale ndaj SHBA-së dhe me aleatët tanë”, shtoi Rexhaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit