23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

“Reuters”: Putini dëshiron armëpushim në Ukrainë sipas vijës së tanishme të frontit

- Advertisement -

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm për ta ndalur luftën në Ukrainë me një armëpushim të negociuar që do t’i njihte vijat e tanishme të frontit, i thanë katër burime agjencisë “Reuters”, duke shtuar se ai është i përgatitur për ta vazhduar luftën, nëse Kievi dhe Perëndimi nuk përgjigjen.

Tri prej burimeve, të afërta me diskutimet në rrethin e Putinit, thanë se politikani veteran kishte shprehur zemërim para një grupi të vogël të këshilltarëve për ato që ai i sheh si përpjekje të mbështetura nga Perëndimi për t’i penguar bisedimet dhe për vendimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për t’i përjashtuar bisedimet, raporton agjencia “Reuters”.

“Putini mund të luftojë për aq gjatë sa kërkohet, por Putini gjithashtu është i gatshëm për një armëpushim – për ta ngrirë luftën” – tha një burim tjetër i lartë rus, që ka punuar me Putinin dhe që ka njohuri rreth bisedave të nivelit më të lartë në Kremlin.

Ky burim, njësoj si të tjerët që përmenden në këtë raportim, folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, si përgjigje ndaj një kërkese për koment, tha se Putini kishte bërë të qartë disa herë se Rusia është e hapur për dialog për arritjen e qëllimeve të saj, duke thënë se vendi nuk dëshiron “luftë të përjetshme”.

Ministria e Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë nuk iu përgjigjën pyetjeve.

Emërimi i Andrei Belousovit si ministër i ri i Mbrojtjes i Rusisë javën e kaluar u pa nga disa analistë ushtarakë e politikë të Perëndimit si vendosje e ekonomisë ruse ne gjendje të përhershme lufte me qëllim të fitimit të një konflikti të zgjatur.

Duke u mbështetur në njohuritë e tyre për bisedat në rangjet e larta të Kremlinit, dy prej burimeve thanë se Putini është i mendimit se fitoret në luftë deri më tani janë të mjaftueshme për të shitur një fitore para popullit rus.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit