Reperi duket se është indiferent ndaj reagimeve të shumta nga fjalët e tij kundër hebrenjve dhe beson se edhe sot ka shumë mbështetës që do ta votojnë nëse kandidon për president.
Në fakt, ai nuk humbi kohë për të shpallur qëllimet e tij për publikun dhe sapo u riaktivizua llogaria e tij në Twitter, ai njoftoi se synon të kandidojë për president në vitin 2024. Në krah të tij është politikani i ekstremit të djathtë, Milo Yiannopoulos, i cili shpjegon paraqitjen e tyre të përbashkët së fundmi në Beverly Hills.
Në një video që ka postuar në llogarinë personale në Twitter, reperi 45-vjeçar ka thënë se Milo është ai që po përgatit fushatën e tij. “A është ky një njoftim? A po kandidoni vërtet për president?” , një përdorues i Twitter-it e pyeti nën video dhe Kanye West që e konfirmoi atë.
“Është e thjeshtë. Askush nuk do të jetë në gjendje të më thotë “duhet të thuash këtë ose duhet të thuash atë”. Ne po shkojmë drejt së ardhmes”, u përgjigj Kanye.