Rënie e lehtë e çmimit të naftës sot, 1.76 euro për një litër

- Advertisement -

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për sot.

 

Sipas njoftimit çmimi maksimal i naftës (dizelit) është caktuar në 1.76 euro për një litër, ndërsa benzina do të shitet deri në 1.44 euro për një litër dhe gazi 0.89 euro për një litër.

 

Këto çmime janë të detyrueshme për operatorët ekonomikë dhe synojnë mbrojtjen e konsumatorëve nga rritjet e pakontrolluara.

 

 

Vendimi vjen në një kohë kur çmimet e derivateve kanë pasur luhatje të vazhdueshme, ndërsa vetëm disa ditë më parë nafta ishte rreth 1.84 euro për një litër, duke shënuar kështu një rënie të lehtë të çmimit.

Ministria ka bërë të ditur se monitorimi i tregut do të vazhdojë, ndërsa qytetarët mund të paraqesin ankesa në rast të mosrespektimit të çmimeve të përcaktuara.

 

Të ngjashme

Të fundit