18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Rënia e çatisë së objektit të komunës: Detaje për hetimin e rastit

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me shembjen e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës, ku mbeti e lënduar një 23-vjeçare.

Sipas Policisë, çatia ka rënë si pasojë e erërave të forta.

Rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM – Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 18.01.2024-12:51. Raportohet se si pasojë e erërave të forta është shembur një pjesë e çatisë së objektit komnal. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport.

Ndryshe, nga QKUK kanë deklaruar mbrëmë se 23-vjeçarja do t’i nënshtrohet një operacioni.

“Ju konfirmojmë se aktualisht, pas CT-së së dytë kontrolluese, pacientja po i nënshtrohet një operacioni nga neurokirurgët në sallën emergjente. Pas operacionit pritet të transferohet në Mjekim Intnesiv Qendror për trajtim të mëtejmë!”,ka deklaruar zëdhënësi i QKUK’së, Shpend Fazliu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit