-0.4 C
New York
Thursday, February 29, 2024

Buy now

“Paratë që fitoj i meritoj, nuk ia kam vjedhur askujt”, Mbappe shpërthen pas polemikave

Në kanalin “France 2”, Kylian Mbappe ka qenë i pranishëm dhe ka folur rreth disa çështjeve.

Ai ndalet në dëshirën për të krijuar familje, racizmin, viktimë e të cilës ishte, zhgënjimin e tmerrshëm që jetoi gjatë finales së Kupës së Botës 2022 kundër Argjentinës, të ardhurat e tij etj.

Mbappe tregon dhe se çfarë dëshiron që të bëjë në jetën e përditshme.

“Të shkoj të ha qetësisht në një restorant, të dal me miqtë, por të mos lejoj askënd të më shohë. Të nesërmen, një mëngjes i mirë me diell, hipur mbi tarracë. I admiroj gjërat e thjeshta në jetë.”

Sa iu përket të ardhurave vjetore, ai nuk e mohoi se fiton rreth 100 milionë euro në sezon.

“E vërteta është se nuk e di saktësisht. Në moshën 12-vjeçare kam menduar gjithashtu se ka shumë para në futboll. Unë i meritoj paratë që fitoj, nuk ia kam vjedhur askujt. Kështu funksionon bota e futbollit”, është shprehur ndër të tjera sulmuesi francez i PSG-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit