13.7 C
New York
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

Rëndohet situata/ Fëmijë e pleq po mbahen të bllokuar në kufirin Kroaci-Serbi, kanë mbaruar ushqimet

- Advertisement -

Rreth 600 kosovarë janë bllokuar që nga mesnata në kufirin Kroaci-Serbi. Autoritetet serbe kanë ndaluar 12 autobus në pikën kufitare Batrovci dhe të gjithë qytetarëve u janë konfiskuar dokumentet.

Situata po vazhdon të bëhet e rëndë pasi që kanë mbaruar ushqimet dhe në mesin e të ndaluarve ka të moshuar dhe fëmijë.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se rreth 30 qytetarë po intervistohen në stacion të policisë dhe krejt kjo pa asnjë bazë por vetëm si shenjë revolte ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar.

Në vendin e ngjarjes është parë që disa orë Fatmir Haxholli nga Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi. Ai ka mbajtur disa takime me zyrtarë të autoriteteve serbe duke negociuar lirimin e menjëhershëm të tyre, mirëpo pavarësiht përpjekjeve të tij, situata nuk po ndryshon.

Në anën tjetër deri më tani nuk ka asnjë reagim të faktorit ndërkombëtar përkitazi me situatën e krijuar./

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit