15.6 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Renditja e FIFA-së: Kosova bie për dy pozita, ngritët Shqipëria

- Advertisement -

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, të enjten ka publikuar renditjen e re të Kombëtarëve.

Kombëtarja e Kosovës pas ndeshjeve të shtatorit, bie për dy pozita. ‘Dardanët’ në muajin shtator barazuan me Zvicrën (2-2), ndërsa humben nga Rumania (2-0).

Nga pozita 109 që renditej në korrik, Kosova tani zë vendin e 111-të.

Ndërkaq, Kombëtarja e Shqipërisë është ngritur për tri pozita në renditjen e re të FIFA-së.

Kuqezinjtë në muajin shtator, barazuan me Çekinë, derisa në ‘Air Albania’ mposhtën Poloninë.

Shqipëria nga pozita e 65-të tashmë ngritën në vendin e 62-të.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit