Remi: Koalicioni PDK–VV, mundësia për ta nxjerrë Kosovën nga bllokada

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka bërë thirrje për një bashkëpunim politik mes PDK-së dhe Vetëvendosjes, duke e cilësuar atë si një mundësi për tejkalimin e bllokadës institucionale dhe rikthimin e funksionalitetit të shtetit.

Sipas Mustafës, Vetëvendosje do të sillte legjitimitetin politik, ndërsa PDK-ja përvojën, balancën dhe përgjegjësinë institucionale.
“Koalicioni PDK–VV është mundësia për ta nxjerrë Kosovën nga bllokada dhe për ta çuar drejt zhvillimit e normalitetit.”
Ai ka vlerësuar se bashkimi i dy forcave kryesore politike do të mund të krijonte funksionalitetin institucional që, sipas tij, i mungon aktualisht Kosovës.

Mustafa u ka bërë thirrje edhe subjekteve të tjera politike që t’i bashkohen kësaj zgjidhjeje, duke theksuar se vendi ka nevojë për përgjegjësi shtetërore dhe jo vetëm për garë politike.
“Koha kërkon përgjegjësi shtetërore, jo fitues politikë”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme

Të fundit