5.6 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Regjistruesit po tejkalojnë pyetjen lidhur me përkatësinë fetare, përgjigjet ASK-ja

- Advertisement -

Qytetarët e Kosovës që nuk i takojnë asnjë besimi fetarë kanë pasur ankesa lidhur procesin e regjistrimit të Popullsisë. Atyre nuk i është shtruar pyetja lidhur me përcaktimin fetar që i përkasin.

Në lidhje me këtë është deklaruar sot drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, i cili konsideron se këto ankesa janë minore.

Derisa, shtoi se regjistruesit e kanë për obligim që t’i lexojnë të gjitha pyetjet dhe se nuk e kanë autoritetin t’i kalojnë.

“Kërkoj bashkëpunim nga qytetarët. Edhe qytetari është i obliguar për saktësinë e dhënave, regjistruesit nuk kanë të drejtë pa i lexu të gjitha pyetjet. Qytetari ka të drejtë të mos deklarohet por duhet lexuar. P.sh në pyetjen, “Cila është përkatësia juaj etnike”, regjistruesi duhet t’i lexojë dhe nuk e ka autoritetin që t’i kalojë. Disa regjistrues edhe ne kemi informacione që i tejkalojn. Një qytetarë është ankuar lidhur me këto, por kur ka dalë ekipa ka zbuluar se vet intervistuesi nuk ka pranuar të përgjigjet, pra ka ankesa, por janë minore, ”, tha Kastrati, përcjell Klankosva.tv

ASK të dielën bëri të ditur se deri më tani në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit