15.6 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Një veçori e re po testohet për WhatsApp, shkruani tekst dhe krijohet një imazh për ju

- Advertisement -

Ky opsion i lejon përdoruesit të krijojnë imazhe bazuar në përshkrime të thjeshta teksti, dhe t’i ndajnë ato drejtpërdrejt nga biseda, transmeton Telegrafi.

Siç raporton The Verge, ky opsion është ende në fazën testuese beta, ku i gjithë procesi është i thjeshtë.

Mjafton të shkruani një përshkrim teksti të diçkaje në chat, dhe duke përdorur këtë opsion do t’ju krijohet një fotografi me ndihmën e inteligjencës artificiale.

Modeli i AI pas këtij gjenerimi të imazheve është programi Llama 3 i Meta-s, ai u prezantua në fillim të këtij muaji dhe shënon një kapërcim të madh në performancë mbi paraardhësit e tij.

Llama 3 jo vetëm që mund të bëjë fotografi dhe animacione, por gjithashtu mund t’u përgjigjet pyetjeve dhe të kryejë detyra të caktuara nëse e kërkoni.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit