Klubi shqiptar, Partizani ka njoftuar se ka nënshkruar me Redon Ismailin.
Mesfushori 21- vjeçar, i cili së fundmi ishte pjesë e Gjilanit, ka firmosur me kampionin e Shqipërisë një kontratë dyvjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.
Ismaili i është bashkuar ekipit të Partizanit në fazën përgatitore që po zhvillohet në Antalia të Turqisë.
Përndryshe Partizani në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, renditet në vendin e dytë me 32 pikë të grumbulluara, pas 18 xhirove.