11.6 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Nadal mungon në “Australian Open”

- Advertisement -

Tenisti Rafael Nadal ka bërë të ditur këtë të diele se nuk do të luaj në turneun “Australian Open”, për shkak të një lëndimi.

Kjo pasi Nadal u lëndua në çerekfinalen e ATP 250 në Brisban të premten e kaluar, ani se fillimisht u tha se nuk ishte dëmtim serioz dhe nuk do t’ia pamundësonte pjesëmarrjen.

Mirëpo, tenisti spanjoll ka thënë se do të kthehet në Spanjë për t’u trajtuar dhe për të pushuar.

“Përshëndetje të gjithëve, gjatë ndeshjes sime të fundit në Brisbane pata një problem të vogël në një muskul që, siç e dini, më shqetësoi. Pasi mbërrita në Melburn pata mundësinë të bëj një

fotografim me rezonancë magnetike dhe kam një shkëputje të vogël në një muskul, jo në të njëjtën pjesë ku pata lëndimin dhe ky është një lajm i mirë”, ka thënë Nadal.

“Për momentin nuk jam i përgatitur të garoj në nivelin më të lartë të kërkesës në ndeshjet me 5 sete. Kthehem në Spanjë për të parë mjekun tim, për të marrë trajtim dhe për të pushuar. Kam punuar shumë gjatë vitit për këtë rikthim dhe siç e kam përmendur gjithmonë synimi im është të jem në nivelin tim më të mirë në 3 muaj”.

“Brenda lajmit të trishtuar për mua që nuk mund të luaj përpara turmës së pabesueshme të Melburnit, ky nuk është një lajm i keq dhe ne të gjithë mbetemi pozitivë me evolucionin e sezonit. Doja shumë të luaja këtu në Australi dhe kam pasur mundësinë të luaj disa ndeshje që më kanë bërë shumë të lumtur dhe pozitiv”, tha tenisti spanjoll Rafa Nadal.

Përndryshe, Nadal e ka fituar dy herë turneun “Australian Open”, në vitin 2009 dhe në vitin 2022.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit