-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Reçica i PDK-së publikon fotografi me dy të rinj: Të rritur e arsimuar në Gjermani u kthyen në Kosovë për të kontribuar

- Advertisement -

 

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica ka takuar dy të rinj të cilët janë rritur e arsimuar në Gjermani, por kanë vendosur të kthehen në Kosovë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Reçica tha se “kjo histori tregon se ndryshimi fillon me vendime të vogla, me guximin për të marrë një hap përpara drejt një të ardhmeje të ndritur”

Postimi i plotë:

Krenar me të rinjtë tanë dhe zgjedhjet e guximshme që ata bëjnë në jetë.🤩
Jetmiri dhe Adriani – dy të rinj, të rritur dhe arsimuar në Gjermani, vendosën të ndryshojnë drejtimin e jetës së tyre për t’u kthyer në Kosovë. Nuk ishte thjesht një kthim në vendlindje, por një kthim te rrënjët, te një ëndërr e përbashkët për të kontribuar në zhvillimin e vendit të tyre.😇
Kjo histori tregon se ndryshimi fillon me vendime të vogla, me guximin për të marrë një hap përpara drejt një të ardhmeje të ndritur. Në një kohë kur shumë të rinj shohin larg, ata zgjodhën të kthejnë vështrimin drejt shtëpisë. Kjo është dashuri për atdheun në formën më të pastër.🙏🏻

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit