8.2 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Receta që sjell pranverën në tryezën e familjes

- Advertisement -

Makaronat nuk të lënë kurrë në baltë.

Ato mund të kombinohen me salca të larmishme ose të serviren thjesht me pak gjalpë, kripë e piper.

Një nga kombinimet më të shijshme e të shëndetshme është ajo makaronave me perime të freskëta të stinës.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të përgatisni një salcë të thjeshtë me perime por jashtëzakonisht të shijshme për makaronat.

Kjo është receta e makaronave Primavera, një recetë me origjinë nga Italia fqinje që zbukuron tryezën e familjes dhe kënaq shijet e të gjithë anëtarëve.

Receta e Makaronave Primavera

Sicc e thotë edhe emri i recetës, kjo pjatë është shumë pranverore sepse përmban perimet më të freskëta të stinës sicc janë domatet, karrotat, specat, etj.

Përbërsit

2 lugë gjelle gjalpë

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 kungulleshkë e vogël e prerë në copa

Gjysëm filxhan çaji bizele të ngrira

Gjysëm speci (ngjyrën zgjidheni vetë)

150 gramë domate qershi të ndara në gjysmë

1 karrotë e vogël e prerë në shirita

3 thelbinj hudhër të grirë hollë

1 lugë çaji lëng limoni të freskët

1 lugë gjelle borzilok të freskët të grirë hollë

Gjysëm filxhan ccaji djathë kaçkavall të grirë imët

1 kuti makarona (zgjidhni formën që ju pëlqen)

Kripë dhe piper të zi sipas dëshirës.

Përgatitja:

Vendosni tenxheren e mbushur me ujë në zjarr, shtoni kripën dhe kur uji të marrë valë, hidhni makaronat dhe lërini të zihen sipas udhëzimeve të kutisë.

Në një tigan hidhni vajin dhe gjalpin dhe kur yndyra të jetë e ngrohtë kaurdisni perimet bashkë me hudhrën për pesë minuta ose më shumë.

Shtoni lëngun e limonit, erëzat tuaja të preferuara dhe borzilokun.

Shtoni edhe pak nga lëngu i makaronave.

Kullojini makaronat dhe hidhini sërish në tenxhere.

Në to më pas shtoni salcën e perimeve dhe përziejini mirë me lugë druri.

Përpara servirjes së kësaj pjate shumëngjyrëshe, hidhni në pjatë edhe djathin kaçkavall.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit