Real Madridi dhe mesfushori Luka Modriq do t’i ndajnë rrugët këtë verë sipas mediumeve në Spanjë.
Mësohet se Reali ka marrë vendim të mos ia ofroj rinovimin e kontratës kroatit Modriq, i cili ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Madrid edhe sezonin e ardhshëm.
Thuhet se pas finales të Ligës së Kampionëve, klubi do ta njoftoj Modriqin për vendimin që ka marrë dhe 38-vjeçari do të jetë lojtar i lirë prej datës 30 qershor kur edhe i skadon kontrata.
Modriq këtë edicion ka pasur minutazhë të limituar, kun ë 43 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 8 asistime.
Ai është pjesë e Realit prej vitit 2012 dhe me ekipin spanjoll ka fituar çdo gjë që mund të fitohet në nivel klubesh.