10.7 C
New York
Sunday, March 9, 2025

Buy now

Reali liston tre kandidatë për ta zëvendësuar Camavingan

- Advertisement -

Real Madridi tashmë ka përpiluar një listë me tre kandidatë potencial për të zëvendësuar Camavingan, nëse ky i fundit vendos të largohet.

Klubi spanjoll po monitoron nga afër tre profile të ndryshme të lojtarëve, si Enzo Fernandez, Adam Wharton dhe Joao Neves.

Me francezin që me shumë gjasë do të largohet për 70 milionë euro gjatë verës, “Los Blancos” dëshirojnë që të përforcojnë mesfushën për sezonin e ri.

ADAM WHARTON

Ëharton është 21-vjeçar dhe është pjesë e Crystal Palacet. Ai ka kontratë me klubin deri në vitin 2029. Mesfushori i ri ishte pjesë e Anglisë për “EURO 2024”, derisa edhe këtë sezon po vazhdon me paraqitje të mira në Premierligë.

ENZO FERNANDEZ

Në anën tjetër, argjentinasi është një dëshirë e kahmotshme e Florentino Perezit, me mesfushorin që ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2032. Çmimi i tij në treg është 80 milionë euro.

JOAO NEVES

Është opsioni më i vështirë për të ndodhur, pasi Neves iu bashkua PSG-së vetëm sezonin e kaluar për 60 milionë euro.

Reali po e konsideron që t’i ofrojë Parisit Camavingan dhe 20 milionë euro.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit