Real Madridi ka fituar në udhëtim te Getafe me rezultat 0-2.
“Mbretërit” e morën epërsinë qysh në minutën e 14-të të ndeshjes, ku Joselu shënoi me kokë.
Përkundër që pati edhe raste të tjera, asnjëra skuadër nuk arriti të bënte më shumë në 45 minutat e para.
Ndërsa në minutën e 56-të ishte sërish Joselu që dyfishoi epërsinë, e që ishte edhe rezultati përfundimtar.
Me këtë fitore, Reali gjendet në pozitën e parë me dy pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Girona, ndërsa 10 më shumë se rivali, Barelona.
Kurse, Getafe gjendet në pozitën e 10 me 29 pikë të grumbulluara.