Real Madridi e ka fituar derbin e javës së pestë në La Liga, përballë Real Sociedadit.
Pjesa e parë u mbyll baras, pavarësisht se në fushë dominoi Sociedadi, por që nuk arriti ta tundte rrjetën.
Ndërsa, në pjesën e dytë, Reali shënoi dy herë brenda 17 minutave, që të dyja nga penalltitë.
Fillimisht ishte Vinicius ai që realizoi për epërsinë fillestare të Realit në minutën e 58-të, njofton Klankosova.tv.
Kurse, në minutën e 75-të, Mbappe shënoi për rezultatin përfundimtar të takimit.
Me këtë fitore, Reali gjendet në pozitën e dytë në tabelë më 11 pikë, një më pak se Barcelona që është në vendin e parë, teksa Sociedadi është i 16-ti me vetëm katër pikë në pesë ndeshje.