Real Madrid e ka marrë kreun e tabelës në La Liga.
Pas fitores prej 0:3, si mysafirë të Cadizit, “mbretërit” kanë dalë para Gironas me një pikë më shumë.
Në këtë fitore shkëlqeu braziliani Rodrygo, i cili realizoi dy herë dhe asistoi për Jude Bellingham.
Ai e hapi llogarinë në minutin e 14-të duke kaluar skuadrën e Carlos Ancelottit.
I njëjti qëlloi cakun edhe në minutin e 64-të, pas asistimit të Luka Modric.
E për 0:3 shënoi anglezi Jude Bellingham, i cili po kalon një formë të jastëzakonshme në Madrid.
Aktualisht, në vendin e parë të La Liga-s është Real Madrid, me 35 pikë një më shumë Girona që është e dyta.
Golat e ndeshjes mund t’i gjeni KËTU