Reali e “fitoi” Botërorin e vitit 2026, futbollistët e tij shënuan më së shumti gola në turne

- Advertisement -
Spanja fitoi finalen e Kupës së Botës 2026 të dielën, duke mposhtur Argjentinën me rezultat 1-0 falë golit të Ferran Torres në minutat e fundit të vazhdimeve, një skenar që rikujtoi golin historik të legjendës së Camp Nous, Andrés Iniesta, në finalen e vitit 2010.

Finalja në New Jersey u promovua si përballja mes lojtarit më të madh në historinë e Barcelonës, Lionel Messi, dhe superyllit të ri të klubit katalanas, Lamine Yamal.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për klubin, lojtarët e të cilit shënuan më shumë gola në këtë Kupë Bote, fitues rezultoi rivali i përjetshëm i Barcelonës – Real Madridi.

Botërori nisi në mënyrë zhgënjyese për madrilenët. Pas humbjes së titullit të La Ligas për të dytin sezon radhazi, Spanja publikoi listën e saj për Kupën e Botës pa asnjë lojtar të Real Madridit për herë të parë në histori. (Transferimi i Marc Cucurellës nga Chelsea te Real Madridi u konfirmua gjatë turneut).

Megjithatë, futbollistët e Real Madridit që përfaqësuan kombëtare të tjera realizuan plot 22 gola, më shumë se lojtarët e çdo klubi tjetër.

Kontributi i tyre ishte:

Kylian Mbappé – 10 gola me Francën (duke fituar për herë të dytë “Këpucën e Artë”)

Jude Bellingham – 7 gola me Anglinë

Vinícius Júnior – 4 gola me Brazilin

Arda Güler – 1 gol me Turqinë

Kampionët e Evropës, Paris Saint-Germain, renditen të dytët me 15 gola, të realizuar nga:

Ousmane Dembélé – 6 (Franca)

Bradley Barcola – 3 (Franca)

Ibrahim Mbaye – 2 (Senegali)

João Neves – 1 (Portugalia)

Nuno Mendes – 1 (Portugalia)

Achraf Hakimi – 1 (Maroku)

Fabián Ruiz – 1 (Spanja)

Arsenali klubi më i mirë nga Premierliga

Arsenali është klubi i parë anglez në renditje, në vendin e tretë, falë 13 golave të shënuar nga:

Kai Havertz – 3 (Gjermania)

Bukayo Saka – 3 (Anglia)

Mikel Merino – 2 (Spanja)

Leandro Trossard – 2 (Belgjika)

Viktor Gyökeres – 1 (Suedia)

Gabriel Martinelli – 1 (Brazili)

Declan Rice – 1 (Anglia)

Bayern Munich realizoi 12 gola, përmes:

Harry Kane – 6 (Anglia)

Ismael Saibari – 3 (Maroku)

Luis Díaz – 1 (Kolumbia)

Nathaniel Brown – 1 (Gjermania)

Jamal Musiala – 1 (Gjermania)

Bilanci i bavarezëve u rrit edhe falë transferimit të Ismael Saibarit nga PSV Eindhoven më 1 korrik, nëntë ditë përpara eliminimit të Marokut në çerekfinale ndaj Francës.

Messi e ngjit Inter Miamin në Top 5

Lionel Messi, i vetëm, e çoi Inter Miamin në vendin e pestë të kësaj renditjeje falë tetë golave të tij:

3 ndaj Algjerisë

2 ndaj Austrisë

1 ndaj Jordanisë

1 ndaj Kepit të Gjelbër

1 ndaj Egjiptit

Fituesit e MLS Cup ndajnë vendin e pestë me Crystal Palace, Manchester United dhe Sunderland.

Klubet me më shumë gola në Kupën e Botës 2026

Real Madridi – 22 gola

Paris Saint-Germain – 15 gola

Arsenali – 13 gola

Bayern Munich – 12 gola

Crystal Palace – 8 gola

Inter Miami – 8 gola

Manchester United – 8 gola

Sunderland – 8 gola

Atlético Madridi, klubi me më shumë finalistë

Fakti që Real Madridi kryeson listën e golashënuesve bëhet edhe më mbresëlënës duke pasur parasysh se vetëm një lojtar i tij, Marc Cucurella, arriti në finale.

Ndërkohë, edhe Barcelona, e cila kishte tetë lojtarë finalistë (të gjithë me Spanjën), u tejkalua nga Atlético Madridi si klubi me më shumë përfaqësues në finalen e New Jersey.

Atlético kishte nëntë lojtarë në finalen e Kupës së Botës 2026, më shumë se çdo klub tjetër, duke e bërë këtë për të tretën finale radhazi ku klubi madrilen kryeson për numrin e finalistëve.

Botërori 2018 (4 lojtarë)

Sime Vrsaljko (Kroacia)

Antoine Griezmann (Franca)

Lucas Hernández (Franca)

Thomas Lemar (Franca)

Botërori 2022 (4 lojtarë)

Antoine Griezmann (Franca)

Rodrigo De Paul (Argjentina)

Nahuel Molina (Argjentina)

Ángel Correa (Argjentina)

Botërori 2026 (9 lojtarë)

Álex Baena (Spanja)

Alejandro Grimaldo (Spanja)

Marcos Llorente (Spanja)

Marc Pubill (Spanja)

Thiago Almada (Argjentina)

Julián Álvarez (Argjentina)

Juan Musso (Argjentina)

Giuliano Simeone (Argjentina)

Alejandro Grimaldo.

Të ngjashme

Të fundit