Federico Valverde ka zgjatur kontratën me skuadrën spanjolle, Real Madrid.
Mesfushori uruguaian ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029 me gjigantët e Spanjës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një postimi në Twitter.
“Real Madrid dhe Fede Valverde kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e lojtarit, i cili tani është i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2029”, thuhet në njoftim.
Ai iu bashkua Realit në vitin 2016, kur ishte vetëm 18-vjeçar.
Valverde deri më tani ka zhvilluar 220 ndeshje, ku ka shënuar 19 gola.
25-vjeçari gjithashtu me klubin ka fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për klube, Superkupën e Evropës, La Liga, Copa del Reyn dhe Superkupën Spanjolle.